Pas lirimit nga taksa në biznes, në kuadër të përkrahjes së bizneseve të vogla dhe ideve inovative, sot komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratat për grante me 27 përfituesit e thirrjes publike.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave kryetari Jashari u shpreh i lumtur që sot u nënshkruan kontratat për grante me 27 përfitues të cilët sipas tij me mjetet e ndara nga Komuna do të sigurojnë pajisjet e tyre të cilat përveç që do të lehtësojnë punën e biznesit do të sjellin edhe përfitime financiare.
“Me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik të komunës, punësimit të të rinjve dhe përkrahjes së tyre në realizimin e ideve kreative biznesore dhe fuqizim të bizneseve të vogla, si qeverisje komunale gjatë mandatit tim kemi dhënë dhe po japim për çdo vit grante të ndryshme nga buxheti i komunës e po ashtu edhe nga bashkëfinancimi me donator si organizata gjermane HELP dhe organizata tjera”, tha Jashari.
Tutje Jashari deklaroi që vitin e kaluar si komunë kemi mbështetur gjithsej 41 përfitues, 25 bashkë me organizatën “HELP” dhe 16 nga buxheti i komunës sonë, këtë vit po mbështesim 27 përfitues kurse vitin që vjen mbështetja do të jetë edhe më e madhe.
Po ashtu në kuadër të drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Jashari tha që kemi trajnuar mbi 100 të rinjë të komunës sonë në fushën e dizajnit grafik dhe zhvillimit të webit, ku falë njohurive të fituara nga këto trajnime pjesa dërmuese e të rinjve janë punësuar.
Në fund kryetari Jashari u premtoi bizneseve që si komunë do të vazhdojmë të përkrahim bizneset dhe idetë e juaja kreative sepse në këtë mënyrë arrijmë të zhvillojmë ekonominë dhe të punësojmë rininë tonë pa pasur nevojë të migrojnë jashtë shtetit.
Nga ana tjetër qytetarët përfitues u shprehen falënderues ndaj kryetarit Jashari për mbështetjen që po ua bënë bizneseve dhe të rinjve në realizimin e ideve të tyre inovative.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit