Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në konferencë për shtyp tha se Qeveria mashtron kur bëhet fjalë për uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 5 për qind për amvisëritë.
“Jemi këtu për të demaskuar edhe një herë politikën mashtruese të Qeverisë në raport me uljen e TVSH-së nga 18% në 5% për amvisëritë, për faktin që në Komisionin për Financa dhe Buxhet, edhe pse koalicioni ynë pati propozuar nëpërmjet amendamentit që TVSH nga 18% në 5% të vleje për 10 vitet e ardhshme dhe jo vetëm për 1 vit aq sa e ka paraparë Qeveria, ky propozim i joni nuk u pranua”, deklaroi deputetja Dauti.
Ajo tha se edhe një herë u vërtetua mashtrimi politik i Qeverisë që qëllimin e vërtetë, sipas deputetes, është që kjo t’i shërbejë Qeverisë për politikat e tyre zgjedhore dhe kjo do të vlejë vetëm për vitin zgjedhor.
“Qeveria nuk e ka për qëllim ndihmën e vërtetë të qytetarëve që mund t’u jepet nëpërmjet zvogëlimit të TVSH-së , sidomos tani që kemi rritje të energjisë elektrike prej 12,36%”, tha deputetja Dauti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251