LAJMI I FUNDIT:

MSH Maqedoni: Arrin terapia më moderne për trajtim të pacientëve me COVID-19

MSH Maqedoni: Arrin terapia më moderne për trajtim të pacientëve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë informon se sot mbërriti metoda më moderne e terapisë për pacientët e infektuar me virusin Covid-19, “terapi koktej” monoklonale me antitrupa nga ilaçet “CASIRIVIMAB dhe IMDEVIMAB”, aprovuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Nga MSH thonë se pas negociatave të shumta, kanë arritur arriti të bashkohen me Marrëveshjen Kuadër të Përbashkët për të cilën vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë të drejtën ekskluzive, për disponueshmërinë prioritare të “terapisë me koktej” monoklonale.

“Marrëveshja Kornizë me prodhuesin “Hoffman-La Roche, Ltd (Roche)” – Zvicër, u nënshkrua nga 19 shtete anëtare të BE-së, vendi ynë dhe Norvegjia. Fondet për këtë prokurim janë siguruar nën projektin e menaxhimit të krizave të virusit Covid-19 të zbatuar nga Banka Botërore. Zbatimi i metodës së trajtimit për pacientët tanë, me këtë terapi për momentin na bën të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor për qytetarët e të cilit është në dispozicion ky ilaç”.

“Terapia prokurohet për nevojat e Klinikës ISHP për Sëmundjet Infektive dhe do të zbatohet për pacientët jo të shtruar në spital të trajtuar nga Covid-19. Kjo pritet të zvogëlojë nevojën për shtrimin në spital të pacientëve.
Casirivimab dhe Imdevimab (i njohur më parë si REGN-COV2 ose REGEN-COV2) janë një koktej me dy antitrupa monoklonalë të krijuar posaçërisht për të bllokuar infektivitetin nga SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19”, thonë nga MSH./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori