LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Deçanit u helmuan nga uji i pijes, Ramosaj do të shpalos detajet në konferencë

Qytetarët e Deçanit u helmuan nga uji i pijes, Ramosaj do të shpalos detajet në konferencë

Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se kanë ardhur nga uji i pijes.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj pak minuta më parë ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se “Po merr fund “misteri”, populli nuk ja huq kurrë”.


I kontaktuar nga Telegrafi dhe i pyetur se ky postim a ka të bëjë që qytetarët janë helmuar nga uji i pijes, Ramosaj është përgjigjur shkurtë “saktë, informacionet bëhen publike në orën 16:00”.

Mbi 250 banorë të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit
Lexo po ashtu Mbi 250 banorë të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit

Telegrafi mëson se analizat e tjera të ujit që janë kryer, kanë rezultuar se uji ka qenë me baktere.

Ndryshe përmes një komunikate për medie, KRU “Hidrodrini”, ka bërë të ditur se të gjitha rezultatet e analizave që kanë dalur nga IKSHPK-ja tregojnë se helmimi nuk ka ardhur nga uji.

Në 24 orët e fundit kanë marrë shërbime mbi 250 banorë të kësaj komune që ka shpallur gjendjen emergjente, ndërkohë që gjendja e tyre është stabile. /Telegrafi/