Trupi lufton me sheqer të lartë për një kohë të gjatë: Gjithçka mund të shihet në sy dhe këmbë – reagoni derisa të mos bëhet tepër vonë!
Problemi është se shumica shpesh as nuk e dinë se e kanë këtë problem, kështu që ata nuk reagojnë në kohë, domethënë vetëm kur funksioni i pankreasit dëmtohet seriozisht dhe sëmundja zhvillohet
Endokrinologia britanike, Dr. Effie Kara, nga spitali “Princess Grace” vuri në dukje simptomat më pak të njohura të sheqerit në gjak, të cilat manifestohen në sy dhe këmbë, transmeton Telegrafi.
Simptomat e dukshme në këmbë
Sipas Dr. Effie Kara, kur gjaku është “i ëmbël”, qarkullimi normal i trupit është i dëmtuar dhe enët e gjakut periferike, të cilat janë gjithashtu më të gjatat, janë të parat që goditen.
Funksioni i tyre i dobët, domethënë furnizimi i pamjaftueshëm i gjakut, vërehet kryesisht në këmbë dhe shputa. Atëherë ndodh zhvillimi i së ashtuquajturës neuropati periferike, d.m.th. dëmtimi i nervave të ekstremiteteve, ndërsa këto janë simptomat që ndodhin në atë rast:
▪ mpirja e gishtave të këmbëve,
▪ ndjesi therjeje në gishtërinj,
▪ ndjenja e “djegies” në këmbë,
▪ ndjesi therjeje me dhimbje ose dhimbje të mprehtë në këmbë, shputa,
▪ dëmtime të lehta, të tilla si fshikëza ose mavijosje, bëhen më të komplikuara dhe krijojnë problem më serioz.
Njerëzit të cilët kanë sheqer të lartë në gjak për një kohë të gjatë mund të humbin ndjeshmërinë në këmbë, nga majat e gishtërinjve te thembrat”, thotë Dr. Kara.
Simptomat e dukshme në sy
Një pasojë tjetër e sheqerit në gjak në mënyrë kronike të ngritur është një ndryshim anormal në shëndetin e syve, thekson Dr. Kara.
Para së gjithash, preken enët e vogla të gjakut, dhe bashkë me to edhe retina, një pjesë e pjesës së pasme të syrit që është e ndjeshme ndaj dritës.
Ngritja e sheqerit në gjak mund të shkaktojë shikim të turbullt, por kur niveli i sheqerit normalizohet, ai përmirësohet përsëri.
“Kur niveli i ngritur i sheqerit bëhet konstant, enët anormale të gjakut mund të zhvillohen në retinë, duke dëmtuar shikimin qendror dhe periferik. Gjithashtu, macula, pjesa qendrore e syrit mund të bymehet, dhe gjithçka që shkakton humbje të shikimit”, shpjegoi mjeku.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025