Një numër destinacionesh në të gjithë botën kanë filluar t’u ofrojnë turistëve vaksinën kundër COVID-19.
Pothuajse një miliard njerëz tani janë plotësisht të vaksinuar globalisht, por qeveritë e huaja janë të etura të përdorin furnizimet e tyre për të trajtuar plagët e turizmit të krijuara nga një vit i vështirë për udhëtimet ndërkombëtare, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Jashtë Evropës, shumë vende po shkojnë një hap më tej sesa parashikimet e krijuara drejt Certifikatës Digjitale për Covid-19 të BE-se (EUDCC), e cila lejon udhëtime ndër-kontinentale pas provës së vaksinimit dhe një testi negativ.
Madje ekzistojnë iniciativa në disa vende që përfshijnë një vaksinë në çmimin e akomodimit tuaj.
Më poshtë ua sjellim katër nga disa vendet që ose planifikojnë, ose aktualisht, ofrojnë vaksinime kundër COVID-19 për turistët:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Disa qytete të SHBA-së u ofrojnë vizitorëve mundësinë për t’u vaksinuar duke përdorur dozën e vetme të Johnson&Johnson, pa termin.
Në fakt, qyteti i Nju Jorkut ka ofruar doza përmes qendrave të vaksinimit në monumente të tilla si Times Square që nga maji.
Edhe shteti i Alaskës ka ndjekur të njëjtën gjë, me Drejtoren e Shëndetit Publik, Heidi Hedberg që konfirmon se vizitorët mund të marrin një dozë të Pfizer ose Moderna ndërsa mbërrijnë në aeroportet në të gjithë shtetin.
Shtete të tjera po përdorin tepricën e tyre duke ofruar vaksina për turistët në Arizona, Florida, Luiziana dhe Texas.
Maldivet
Autoritetet e turizmit kanë konfirmuar që pasi popullsia vendase e këtij ishulli të jetë vaksinuar plotësisht ata do të hapin një skemë “Vizito, Vaksinohu, Pusho” që ofron injeksione për ata që nuk i kanë marrë ende.
Maldivet janë zakonisht një qendër pushimi dhe relaksimi për miliona vizitorë të pasur gjatë gjithë vitit dhe ka arritur të mirëpresë mbi 400,000 njerëz vetëm këtë vit.
Megjithëse kjo skemë mund të mos vijë në kohë për periudhën e verës së Evropës – Maldivet kanë vaksinuar gati 41 për qind të popullsisë së saj të rritur – kështu që sigurisht që do të jetë gati në kohë për sezonin më të ngrohtë në mars dhe prill të vitit të ardhshëm.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Turistët kanë qenë në gjendje të marrin një dozë të Pfizer ose Sinopharm në kryeqytetin e Emirateve, Abu Dhabi, që nga qershori.
Rezervimet mund të bëhen përmes aplikacionit COVID-19 të vendit duke futur informacionin e pasaportës që vërteton statusin tuaj të vizitorit duke e lidhur atë me vizën tuaj turistike.
Bali, Indonezi
Ky ishull ka bërë shumë përpjekje për të inkurajuar turistët të kthehen në plazhet e tij ikonike – Bali së shpejti do të ofrojë paketa pushimesh që përfshijnë një dozë vaksine me strehimin dhe udhëtimin tuaj.
Indonezia aktualisht është në numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 deri më tani, kështu që një datë fillimi për këtë iniciativë qëndron në duart e presidentit të saj, Joko Widodo.
Vizitorëve do t’u jepet një dozë ose e AstraZeneca ose Sinopharm e cila pritet të përfshihet në çmimin e pushimeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare