LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se ua vuri flakën kontejnerëve në Ferizaj, arrestohet 60-vjeçari

Dyshohet se ua vuri flakën kontejnerëve në Ferizaj, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se u ka bënë flakën kontejnerëve me mbeturina në këtë qytetet.

I njëjti dyshohet se është me të meta mendore, ndërkaq PK-ja ka bërë të ditur përmes një komunikate se kanë siguruar edhe video ku shihet i njëjti duke u vënë flakën kontejnerëve.


“Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm Stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, në orët e hershme të mëngjesit, ka pranuar një informacion, se një person, në ndy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’, thuhet në komunikatë.

Tutje, në komunikatë thuhet se, “Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë. Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë, ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve”.

“Policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60 vjeçar, ( i cili dyshohet të jetë me të meta mendore)”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori