LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ka shqyrtuar propozime: Përmes kamerave të incizohen administratorët kur punojnë me qytetarë

Qeveria e Maqedonisë ka shqyrtuar propozime: Përmes kamerave të incizohen administratorët kur punojnë me qytetarë

Në mbledhjen e sotme qeveritare janë shqyrtuar propozime që përmes kamerave dhe ‘body-camera’ të rregullohet puna e administratorëve në situata kur është e domosdoshme që ata drejtpërdrejtë fizikisht duhet të punojnë me qytetarët.

Ky propozim për kontrollim të punës së administratorëve, sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të Qeverisë, ka për qëllim të shërbejë si mekanizëm për parandalim të korrupsionit.

Propozimet janë shqyrtuar në kuadër të diskutimit për Planin për luftimin e korrupsionit që parasheh digjitalizimin e proceseve me çka do të zvogëlojë kontaktin e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe administratorëve dhe me këtë do të zvogëlojë mundësinë për korrupsion.


Grupi i punës, thonë nga Qeveria, tashmë i përgatit edhe të gjithë propozim-ndryshimet e ligjeve për të zbatuar digjitalizimin dhe, siç ka njoftuar zv.kryeministri, Ljupço Nikollovsi, këto propozime do të dërgohen në Kuvend deri në fund të muajit gusht.

Në mbledhje, Qeveria ka vendosur të formojë edhe një grip pune që do të ketë për detyrë të definojë se çfarë pajisje janë të nevojshme për të digjitalizuar proceset./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori