LAJMI I FUNDIT:

Tetë raste reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë

Tetë raste reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë
Foto: Arkiv/Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të martën se janë regjistruar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19 pas testimit të 2,133 mostrave.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-ja më 13 korrik janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,495. Ndërsa raste aktive janë 108, transmeton Telegarfi.


Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,867 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër coronavirusit, me  vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270,641 doza të vaksinës.

Deri më sot 72,476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori