LAJMI I FUNDIT:

Fytyra dhe zëri i afganes, Shakilën e ka rrahur dhe qëlluar me armë bashkëshorti – tani lufton për të drejtat e grave në vendin e prekur nga lufta

Fytyra dhe zëri i afganes, Shakilën e ka rrahur dhe qëlluar me armë bashkëshorti – tani lufton për të drejtat e grave në vendin e prekur nga lufta

Nëse jeni femër, Afganistani është një prej vendeve më të këqija në botë për të jetuar. Zyrtarët e këtij vendi gjatë vitit të kaluar kanë regjistruar 3500 raste të dhunës mbi femrat, por ekziston frika se numri real është shumë më i madh, e në veçanti i madh pas largimit të ushtrisë amerikane dhe trupave tjera të huaja dhe me ardhjen e talebanëve, siguria është duke u komplikuar.

Shakila Zareen, 25-vjeçe, është një prej rasteve të rralla që i ka mbijetuar dhunës në familje. Si një vajzë të re, e kishin martuar për një burrë të moshuar i cili e rrihte, përdhunonte dhe më pas e qëlloi me armë në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC, ajo i mbijetoi edhe 25 ndërhyrjeve kirurgjike dhe tani po shërohet ngadalë dhe po lufton për të drejtat e femrave tjera.


“E kaluara ime është e dhimbshme sa që më kanë bërë më të fuqishme. Gjithmonë flasë që asgjë nuk mund të më thyej”, ka thënë Shakila për BBC-në.

“E kam pasur një fëmijëri të vështirë, nuk e mbaj në mend që ndonjëherë kam qeshur kur isha fëmijë. Vëllezërit, bashkëshorti dhe vëllai i tij me kanë rrahur, nuk e di se si në fakt jam rritur”, ka thënë ajo.

Shakila është rritur në Baglan, në veri të Afganistanit. Ishte 17-vjeçare kur e detyruan të martohet me një burrë shumë më të vjetër se ajo. Kur e dërgoi në shtëpi i tregoi kamxhikun që e kishte bërë me dorë dhe i tha: “Ti je grua dhe e meriton këtë”.

“E pyeta se çfarë gabimi kam bërë dhe pse i rrahin femrat. Kanë qenë të shokuar: si një grua ka guxim t’ju kundërvihet? Kur e kuptuan që kam shkuar në polici, bashkëshorti më qëlloi me armë”, ka shpjeguar ajo.

“Më kujtohet kur mendoja se është makth dhe se do të përfundojë ëndrra e keqe. Kur u zgjova në spital, tentova të flasë por nuk mundesha. Aty e pashë nënë time duke qarë dhe e kuptova që nuk është makth. Kjo është jeta ime”, ka shtuar Shakila.

Baglan është një zonë e luftimeve të ashpra mes forcave afgane dhe talebanëve. Shakla u zhvendos në Kanada dhe thotë se pavarësisht të gjithave, ndihet me fat. Tani ajo përdor  fytyrën dhe zërin e saj për të luftuar për të drejtat e femrave në Afganistan.

“Gratë në Afganistan kanë jetë të vështirë dhe nuk shoh të ardhme për ato. Po të mos kisha folur dhe të mbroja të drejtat e mia, do të vdisja nga dhimbjet dhe tortura. Porosia ime është që gratë afgane të mos i dorëzohen dhunës, do të luftojmë për të drejtat e juaja”, ka thënë ajo për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Evropa
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori