LAJMI I FUNDIT:

ISIS reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm italian Di Maio

ISIS reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm italian Di Maio

Në një editorial në numrin e fundit të së përjavshmes Al Naba, zëri i grupit terrorist, u përqendrua në shqetësimet e Italisë mbi praninë e ISIS në Afrikë dhe në takimin e koalicionit anti-Daesh të kryesuar nga Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, si dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky ishte mesazhi i ISIS: “… Ministri i Jashtëm italian pranoi se ‘nuk është e mjaftueshme’ për të luftuar ISIS-in në Irak dhe Siri, por ne duhet të shikojmë në ‘rajone të tjera’ në të cilat është i pranishëm, ai e quajti ‘shqetësuese’ zgjerimin e Shtetit Islamik në Afrikë dhe në Sahel, duke pretenduar se mbrojtja e rajonit do të thotë mbrojtja e Evropës”.


“Nuk ka dyshim se frika nga Roma është e bazuar”, është vazhduar në pjesën e editorialit, duke shtuar se “muxhahedinët e kanë kërcënuar Romën nga shkretëtirat e Irakut… dhe muxhahedinët e Shtetit Islamik janë ende në pritje të përmbushjes së premtimit të bërë atyre nga Zoti i Plotfuqishëm”:

Pas kësaj, kryeministri, Mario Draghi, i shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe solidaritetin e thellë për Luigi Di Maio.

“Konferenca anti-Daesh që ai kryesoi ishte një sukses. Qeveria mbetet e vendosur për të luftuar terrorizmin”, nënvizon Draghi.

Ish-kryeministri Giuseppe Conte, gjithashtu, foli për “kërcënime të papranueshme”.

Ndërkohë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka shkruar: “Kërcënimet e fundit të Daesh kundër Luigi Di Maio dhe Italisë janë të papranueshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori