LAJMI I FUNDIT:

Pretendoi se ishte e sëmurë që të shkonte në Wembley për ndeshjen Angli-Danimarkë – gruaja pushohet nga puna, pasi shefi e pa atë në televizor

Pretendoi se ishte e sëmurë që të shkonte në Wembley për ndeshjen Angli-Danimarkë – gruaja pushohet nga puna, pasi shefi e pa atë në televizor

Një tifoze e Anglisë që pretendoi se ishte e sëmurë, në mënyrë që të shkonte në Wembley për të parë ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës, u pushua nga puna, pasi punëdhënësi i saj e pa atë në televizor.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesja e përmbajtjes dixhitale, Nina Farooqi, 37-vjeçare, bëri sikur ishte e sëmurë në mënyrë që të udhëtonte nga Ilkley, në perëndim të Yorkshire, në Londër për gjysmëfinalen e Euro 2020.

Ajo tha se shoqja e saj kishte fituar bileta të minutës së fundit përmes një votimi, dhe se kompania e saj nuk kishte gjasa t’ia jepte asaj pushim, për shkak të numrit të vogël në staf.


Si një tifoze e zjarrtë e futbollit, mundësia ishte shumë e mirë dhe asaj iu desh të kapte një tren mesdite nga Leeds për në Londër, për të arritur në kohë për ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje.

Por skenat të Ninës dhe shoqes së saj duke festuar golin e barazimit të Anglisë u shfaqën në transmetimin e drejtpërdrejtë të BBC-s për pesë sekonda, dhe u mor shpejt nga transmetuesit në të gjithë botën.

Nina mori një tren në orën 6 të mëngjesit për në Yorkshire, në mënyrë që të mbërrinte në punë me kohë, por atë mëngjes më vonë, mori një telefonatë duke i thënë asaj që të mos e merr mundimin të kthehet. /Telegrafi/