LAJMI I FUNDIT:

Kosiste barin me traktor, kanadezja humb jetën – goditet nga aeroplani që po ateronte në pistën e aeroportit

Kosiste barin me traktor, kanadezja humb jetën – goditet nga aeroplani që po ateronte në pistën e aeroportit

Një grua që po kosiste barin në një aeroport të vogël në Quebec të Kanadasë, ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një aeroplan derisa po ateronte.

Kanadezja 27-vjeçe, ishte duke vozitur traktorin në afërsi të pistës në aeroportin San Espri në Quebec, rreth 60 kilometra në veri të Montrealit, transmeton Telegrafi.


“Gruaja ishte në traktor dhe kosiste barin në momentin kur aeroplani po zbriste në pistë. Fluturakja e goditi gruan”, ka thënë për CNN zëdhënësi i policisë së Quebec, Mark Tessy.

Gruaja që punonte në kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e aeroportit, është dërguar me urgjencë në spital në të cilin më vonë ndërroi jetë.

E piloti i aeroplanit nuk është lënduar, por ishte i shokuar për shkak të incidentit dhe për ta qetësuar është dërguar në spital për tretman.

Aeroporti i vogël përdoret nga aviokompanitë e vogla, dhe ato që merren me turne të organizuara për parashutistë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori