LAJMI I FUNDIT:

Shkon në katër milionë numri i viktimave në botë për shkak të COVID-19

Shkon në katër milionë numri i viktimave në botë për shkak të COVID-19

Numri i viktimave globalisht si pasojë e coronavirusit kaloi shifrën prej katër milionë të mërkurën, pasi kriza gjithnjë në rritje reflekton me një garë midis vaksinës dhe variantit Delta.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, numri i të vdekurve gjatë një viti e gjysmë, siç është përpiluar nga burime zyrtare nga Universiteti Johns Hopkins, është afërsisht i barabartë me numrin e njerëzve të vrarë në betejë në të gjitha luftërat e botës që nga viti 1982, sipas vlerësimeve nga Instituti i Kërkimeve të Paqes Oslo.

Në anën tjetër, deri më tani janë regjistruar globalisht 185 milionë raste për shkak të sëmundjes së COVID-19.


Vendi me më së shumti raste në botë është SHBA-ja, pasi deri më tani ka raportuar 33.7 milionë infeksione.

Numri i viktimave në SHBA u rrit në 606 mijë, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/