LAJMI I FUNDIT:

Rasti i 36 në vitin 2021 – plagosen dy agjentë dhe një policë në Chicago

Rasti i 36 në vitin 2021 – plagosen dy agjentë dhe një policë në Chicago

Dy agjentë të Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve dhe një  policë i Chicagos u qëlluan ndërsa ishin në një veturë, tha zëvendësi i Policisë së Chicagos, David Brown.

Ata pësuan lëndime, por që nuk i kërcënohet jeta, tha Brown, raporton cnn.


Njëri prej agjentëve të ATF-së u qëllua në dorë, tjetri u godit në pjesën anësore të krahut gjersa oficeri i policisë u godit në pjesën e pasme të kokës nga një plumb, tha mbikëqyrësi.

Oficerët u qëlluan gjersa po devijonin një rrugë me veturën e tyre, “ndërsa hynë në rrugën ndërshtetëror 57”, tha ai.

Ndryshe, ky është rasti i 36 kur një pjesëtar i Departamentit të Policisë së Chicagos është qëlluar deri më tani në vitin 2021. /Telegrafi/