LAJMI I FUNDIT:

Veterani i paralizuar u ngrit në këmbë për të ngritur flamurin amerikan më 4 Korrik

Veterani i paralizuar u ngrit në këmbë për të ngritur flamurin amerikan më 4 Korrik

Një veteran i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara i cili është paralizuar nga beli poshtë u ngrit për të ngritur flamurin amerikan mes ditëlindjes së 245 të vendit më 4 korrik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, momenti u regjistrua në New Orleans, Louisiana, ndërsa Buddy Laddin u paraqit në ngjarjen e Flamurit të organizuar në Qendrën Mjekësore të Veteranëve të New Orleans.


Gjatë ngjarjes së këtij viti, veterani i paralizuar u shoqërua nga policia drejt te shtiza e flamurit.

Pas kësaj, para një turme vëzhguesish patriotë dhe një orkestre, Laddin u ngrit nga karroca e tij me ndihmën e një Indego Therapy Exoskeleton.

Pajisja është teknologji robotike e cila ndihmon ata me një dëmtim të palcës kurrizore të rikuperojnë aftësinë e tyre për t’u ngritur dhe për të ecur.

Në maj, Laddin kishte thënë se disa vjet më parë ai theu disa kocka dhe “palca e tij kurrizore” i shpërtheu pasi ra 36 metra kur u shemb skela.

Në atë kohë, Laddin po punonte një punë ndërtimi.

Incidenti e vendosi atë në koma për dy javë dhe e la të paralizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori