LAJMI I FUNDIT:

Avokatët flasin pas gjykimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Avokatët flasin pas gjykimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Foto: Ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në e departamentin e krimeve të rënda sot është mbajtur seanca për vazhdimin të shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Pas përfundimit të kësaj seance, kanë folur avokatët e të akuzuarve.

Avokati i Silvana Arsoviqit, Musa Damati, para gazetarëve ka thënë se demanton deklaratat e disa nga figurat e larta të politikës serbe, pasi siç tha ai kanë tentuar ta politizojnë përfshirjen dhe angazhimin tij si avokat në këtë çështje penale.


“Unë i demantoj ato, nuk janë të vërteta dhe deklaratat e tilla mund të interpretohen si ndërhyrje në drejtësi. Unë si avokat punoj që nga fillimi në këtë çështje voluminoze penale dhe do ta jap kontributin tim profesional maksimal që të konkretizohet pafajësia e klientes time dhe në fund të këtij procesi ligjor, do të konfirmohet se klientja ime është e përfshirë në mënyrë aksidentale në aktakuzën e Prokurorisë Speciale”, tha shkurt Damati.

Të akuzuarit për vrasjen e OIiver Ivanoviqit deklarohen të pafajshëm
Lexo po ashtu Të akuzuarit për vrasjen e OIiver Ivanoviqit deklarohen të pafajshëm

Ndërsa avokati i Rade Basaras, Tomë Gashi, tha se klienti i tij ka qenë hetues i Policisë së Kosovës, ndërsa kërkoi që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tij.

“Nuk ka kurrfarë prova sepse ai këtë nuk e ka bërë, kurrfarë informata nuk iu ka dhënë shërbimeve serbe, në kuptimin as policisë serbe dhe as të tjerëve. Ai ka pas një hierarki të cilës i ka dhënë përgjegjësi dhe të gjithë janë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës në regjionin e Mitrovicës ku ka punuar ai. Është tepër, tepër e rëndësishme që të vërtetohet që pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë qenë të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq”, tha Gashi.

​Ish-gruaja e Oliver Ivanoviqit nuk pranon të flasë para gjykatës
Lexo po ashtu ​Ish-gruaja e Oliver Ivanoviqit nuk pranon të flasë para gjykatës

Ai u shpreh se “Është e rëndësishme që të vërtetohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk kanë qenë të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq”.

“Sa i përket Millan Radoiçiqit pa marrë parasysh aludimet për të që kinse Rade Basara dhe të tjerët i kanë takuar grupit të tij kriminal, nuk ka ende një vendim të plotfuqishëm për ndjekjen e tij, për implikimin e tij në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, shtoi Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori