LAJMI I FUNDIT:

“Jo do të thotë jo” – Çdo akt seksual pa pëlqim, Spanja tash e gjykon si krim

“Jo do të thotë jo” – Çdo akt seksual pa pëlqim, Spanja tash e gjykon si krim

Qeveria spanjolle ka miratuar një ligj që përcakton çdo akt seksual pa pëlqim si përdhunim.

Ky ligj është pjesë e një rishikimi legjislativ që forcon ndëshkimet për ngacmimet seksuale dhe urdhëron programe shtesë të mbështetjes për viktimat.

Ligji u miratua pesë vjet pasi një çështje u bë e njohur për publikun si “tufa e ujkut”, kur pesë burra përdhunuan një vajzë 18-vjeçare gjatë një festivali garën me dem në Pamplona, e cila provokoi zemërimin e publikut dhe shkaktoi thirrje për reformimin e ligjit të dhunës seksuale, kujton ai.


Ky projektligj duhet të marrë akoma “dritën e gjelbër” të parlamentit, i cili pritet deri në fund të vitit, raporton swissinfo.

Ligji, bazuar në modelin “po do të thotë”, i cili cilëson çdo akt seksual pa pëlqim si përdhunim, do ta bëjë Spanjën të gjendet në mesin e 11 vendeve të tjera evropiane, përfshirë Suedinë, Portugalinë dhe Britaninë, të cilat përdorin përkufizime të ngjashme ligjore.

Sipas ligjit aktual, kryesit të veprës iu desh të përdorte dhunë fizike ose frikësim në mënyrë që sulmi të cilësohej si përdhunim.

Fyerjet dhe ngacmimet në rrugë, të cilat konsiderohen shkelje sipas ligjit aktual, tani do të bëhen krime.

Përdhunimi në grup do të konsiderohet një faktor rëndues, i cili përfshin burgim deri në 15 vjet, dhe gjithashtu është planifikuar hapja e një linje telefonike 24-orëshe për të siguruar ndihmë në rast sulmi seksual. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori