Infermierët, laborantët dhe stafi mbështetës i dërgojnë letër ministrit Vitia, kërkojnë vazhdimin e kontratës së punës
Infermierët, laborantët dhe stafi tjetër mbështetës të cilët ishin të angazhuar gjatë kohës së pandemisë në institucionet shëndetësore i kanë dërguar kërkesë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në letër, të siguruar nga Kallxo, ata kanë kërkuar vazhdimin e kontratës së punës.
“I nderuar Minister siç e dini edhe ju QKUK-ja dhe Spitalet Rajonale po përballën më një mungesë të jashtzakonshme të stafit, duke u bazuar në keto mungesa dhe në dëshirën, vullnetin dhe gadishmerinë tonë që ne të kontribojmë në vendin tonë, ju lusim shumë të rishikoni edhe njëherë vendimin tuaj, dhe na mundësoni të punojmë prap sepse edhe ne jemi njerëz kemi familje dhe fëmijë për tu kujdesur”, thuhet në letrën dërguar ministrit.
Tutje, në letër thuhet se në rast se nuk merren parasyh kërkesat e tyre do të vazhdojnë të protestojnë.
Kujtojmë se infermierët kanë protestuar tre herë radhazi për pakënaqësitë e tyre për mosvazhdim të kontratave të punës. Madje përveç protestës ua kanë dërguar edhe peticionin me rreth 180 nënshkrime krerëve më të lartë të shtetit.
Letra dërguar ministrit Vitia dhe sekretarit Bardiqi:
I nderuar Minister i Shëndetësisë Z.Arben Vitia I nderuar Sekretar Z. Naim Bardiqi
Shpresojë që jeni mirë dhe punët po ju ecin mbarë!
Po ju shkruaj në emër të Infermierve, Labornatëve dhe Stafit Mbështetës të angazhuar gjatë preudhës së pandemisë COVID-19.
Ne si stafë kemi qenë të punësuar duke u bazuar në nenin 21 të ligjit 07L/006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 kur u ftuam që të angazhohemi, përkundër sfidave dhe rrezikut me të cilat përballeshim çdo ditë, ne ishim të gatshëm dhe ju përgjigjem pozitivisht kësaj thirrje duke kryer detyrat dhe përgjigjsitë tona me nivel të lartë të profesionalizmit. Gjithë këtë angazhim e bëmë më dëshirën më të madhe, dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë ta bëjmë prapë …
I nderuar Minister sic e dini edhe ju QKUK-ja dhe Spitalet Rajonale po përballën më një mungesë të jashtzakonshme të stafit, duke u bazuar në keto mungesa dhe në dëshirën, vullnetin dhe gadishmerinë tonë që ne të kontribojmë në vendin tonë, ju lusim shumë të rishikoni edhe njëherë vendimin tuaj, dhe na mundësoni të punojmë prap sepse edhe ne jemi njerëz kemi familje dhe fëmijë për tu kujdesur.
Ne deri më tani kemi mbajtur tri protesta dhe po planifikojmë protestat e radhës për ditët ne vazhdimë, dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona, sepse edhe ne nuk po kërkojmë shumë, po kërkojmë vazhdim te kontratave të punës sepse edhe ne kontribuam për vendin tone. Në kohe pandemie u gjet buxhet per 1500 specializant dhe 500 specialist ku që të gjithë kan dyfishin e pages tonë, gjithashtu u gjetë buxhet për 422 infermier te rinje për Qendrat e Vaksinimit dhe nuk u gjetë buxhet për 150 infermier, 20 laborant dhe 55 staf mbështetës?!
Ne më datë 22/06/2021 kemi dorzuar një peticion dhe nje kerkesë në Ministrinë e Shëndetësisë giithashtu edhe me datë 28/06/2021 kemi dorzuar një tjeter kërkesë ku nga asnjëra nuk kemi marrur ende asnjë përgjigje zyrtare!
Ne si staf kërkojm nje takim me juve Minister i nderuar, dhe shpresojmë ti përgjigjeni pozitivishtë ftesës dhe kërkesave tona!
Shpresojmë të hasim në mirkuptimin tuaj i nderuar dhe të rishikoni edhe një herë vendimin tuaj sepse ne punuam shumë, dhe e meritojmë këtë vend pune më shumë se çdo kush tjetër…
Gjitha të mirat!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos