LAJMI I FUNDIT:

Podujeva pezullon vendimin, bizneset mund të punojnë edhe të dielave

Podujeva pezullon vendimin, bizneset mund të punojnë edhe të dielave

Komuna e Podujevës që nga marsi i vitit të kaluar ka marrë vendim që bizneset që operojnë në këtë qytet, ta kenë pushim ditën e diel. Por kjo nuk do të vlejë për tre muajt e ardhshëm, ku vendimi pritet të pezullohet nga komuna.

Podujeva është ndër të paktat biznese që e ka në fuqi ligjin që ditën e diel të pushojnë të gjitha bizneset.


Por ky vendim duket se do të ndryshojë për tre muajt e ardhshëm.

Nga Komuna e Podujevës thonë se vendimi pritet të hyjë në fuqi pas tre javësh, ku më pas bizneset do të lejohen të operojnë edhe të dielave, deri në shtatorë.

“Ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët pasi nuk po kanë ku të furnizohen. Kërkesa për pezullim ka pasur edhe nga biznese të ndryshme, sidomos në zona turistike”, deklaroi për RTV Dukagjinin Fatri Zhitia nga Komuna e Podujevës.

Këtë vendim e kanë mirëpritur edhe bizneset e kësaj komune, por kërkesa e tyre është që vendimi të mbetet në fuqi edhe pas muajit shtatorë.

“Kërkesa jonë është që vendimi të mbetet në fuqi edhe pas muajit shtatorë, pasi që kemi pasur humbje të mëdha. Vendimi është i mirëpritur pas ka dasma e ahengje”, deklaroi afaristja Shpresa Bajqinovci, përcjell Telegrafi.

“Vendimin për të punuar edhe të dielave e kemi pritur shumë mirë pasi gjatë pandemisë kemi pasur shumë humbje. Shpresojmë se vendimi do të mbetet në fuqi edhe pas tre muajve”, deklaroi afaristi Egzon Sejdiu.

Ky vendim që bizneset të punojnë edhe të dielave po ju pëlqen edhe qytetarëve. Sipas tyre është e nevojshme që të furnizohen edhe ushqime dhe gjëra tjera.

“Për mua është vendim i mirë. Është vendim i mirë në dobi të qytetarëve. Neve na konvenon që shitoret të jenë të hapura edhe të dielave”, deklaroi qytetarja Xheva Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori