Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Ora News thotë se dialogu me Serbinë nuk duhet të vijojë pa praninë në tryezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krijimi i Minishengenit, shprehet ai, nuk duhet të ndodhë pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ndërsa të hënën pritet të mbahet takimi online i gjashtë liderëve të Ballkanit me kancelaren Angela Merkel, i cili përfshin edhe idenë e Minishengenit ballkanik, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se një union i tillë ekonomik nuk mund të ekzistojë pa njohjen nga Serbia.
“Kur ndodh njohja hiqen pengesat edhe për Minishengen. Përderisa Serbia nuk na ka njohur është një situatë e padrejtë. Kosova është në opozitë të pabarabartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rradha e punëve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe më pas Minishengen”, u shpreh Haradinaj.
Për dialogun Prishtinë-Beograd, Haradinaj bën apel për ndërmjetësimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo nga Bashkimi Evropian.
“Ne duhet ta ftojmë Amerikën në tavolinë që tani në dialog, të mos ecim përpara në dialog pa Amerikën. BE nuk është unike, ata janë heterogjenë. Kemi 5 vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën . Dy përfaqësuesit e lartë të BE që u është besuar çështja e dialogut, vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën. Borell nga Spanja, Lajçak nga Sllovakia. SHBA nuk ka shprehur dilema për sovranitetin e Kosovës. Kemi interes ta kemi SHBA në tavolinë me ne. Biden, që unë personalisht e njoh, është i interesuar për çështjet e Ballkanit, e njeh çështjen shqiptare, ka qenë e familjarizuar dhe ju siguroj që është kohë ideale për të kërkuar ndihmën e SHBA”, tha ai.
Tashmë në opozitë, ish-kryeministri ka kritika për nepotizëm në qeverinë Kurti ndërsa synon një front më të fortë përballë tij me liderët e PDK dhe LDK.
“Gjatë opozitë bërjes Kurti ka ndërtuar parime, premtime, qëndrime që i ka ndryshuar pas marrjes së qeverisë. Është situatë konfuze, sa i përket dialogut dhe vendimeve që merren. Ka dalë nga parimet, donte të luftonte nepotizmin, nuk e ka luftuar. Ministrat kanë punësuar familjarët e vet, që të gjithë. Po vendosen me nxitim militantë në poste të rëndësishme, ku kërkohet një lloj neutraliteti. Ka plot çështje që e bëjnë atë të kritikueshëm”, ka deklaruar Haradinaj.
Për marrëdhëniet e Prishtinës me Tiranën zyrtare nuk ka pengesa, thotë ish-Kryeministri i Kosovës, i paditur dikur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me të cilin vijon të ketë raporte të ftohta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City