LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet burgim për pejanin që rrahu bashkëshorten e tij

Dy vjet burgim për pejanin që rrahu bashkëshorten e tij
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.D për kryerjen e veprës penale lëndim i lehtë trupor.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Pejë thuhet se i pandehuri A.D i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore bashkëshortes së tij, transmeton Telegrafi.

“Më parë e gjer me datë 16.09.2020, rreth orës 23:20, brenda marrëdhënies familjare, në gjendje të dehur dhe me dashje, me mjet të përshtatshëm që mund të shkaktojë lëndime të rënda trupore, viktimës së ndjeshme të cilën e ka bashkëshorte, i shkakton lëndime të lehta trupore, në atë mënyrë që, natën kritike kur i pandehuri ishte kthyer në banesën e tyre, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalë ofenduese, e pastaj e godet me boksa dhe shkelma dhe pastaj me mjet të fortë e godet në hundë, me të cilën i shkakton gjakderdhje të mëdha nga hunda dhe goja dhe mezi kishte arritur ta ndal gjakderdhjen në kushte shtëpie, pasi i njëjti e kishte privuar viktimën që të trajtohet nga mjekët”, thuhet në njoftim.


Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Të pandehurit A.D gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej dy vite, e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“I pandehuri u obligua që ne emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 50 euro si dhe ne emër te programit të kompensimit të viktimave të krimit, të paguaj shumën prej 30 euro, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftim.

“Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit pas shpalljes së aktgjykimit konform nenit 367 par.3 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar 1.2 pika 1.2.3 të KPRP-së”, vijon njoftimi.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori