Raporti tregon se mes tyre janë 62 gra dhe vajza dhe 24 burra dhe djem prej të cilëve 58 në moshë jo madhore.
Ndonëse gratë dhe vajzat trafikohen përgjithësisht për trafik seksual dhe punë të detyruar, vitet e fundit ka pasur raste të izoluara ku trafikantët kanë shfrytëzuar fëmijë për kultivim kanabisi.
DASH thotë se nga këta tre janë të huaj, Gambia, Filipinet dhe Serbia dhe sipas raportit janë trafikuar për t’u shfrytëzuar seksualisht dhe punë të detyruar në Shqipëri.
Viktima të trafikimit kanë përfunduar edhe emigrantët që kanë kaluar përmes Shqipërisë me qëllim për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore.
Por pavarësisht kësaj, gjykatat nuk kanë dënuan asnjë trafikant. Ndaj në raport rekomandohet hetimin me forcë, ndjekje penale dhe dënim të trafikantëve, përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta./Euronews Albania