LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Kurti emërojnë Agon Bytyqin zëvendësdrejtor të AKI-së

Osmani dhe Kurti emërojnë Agon Bytyqin zëvendësdrejtor të AKI-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012.

“Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, të mërkurën (dje),  presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori