LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për marrje të ryshfeti në Prishtinë

Arrestohen dy persona për marrje të ryshfeti në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ishin kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma, teksa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


“Prishtinë 29.06.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë, njëri është kapur në flagrancë duke i marr nga viktima mashkull kosovar para-ryshfet, ndërsa i dyshuari tjetër, dyshohet se në bashkë-veprim ka kryer veprën penale të lartë-cekur. Dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/