LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Gërvalla dhe ministri i Luksemburgut, Asselborn flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Ministrja Gërvalla dhe ministri i Luksemburgut, Asselborn flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Luksemburgut, Jean Asselborn, ndërsa biseduan për partneritetin bilateral dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Pas takimit, Ministrja Gërvalla deklaroi se është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Luksemburgu vazhdon të mbështesë udhëtimin pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës në zonën Shengen. Luksemburgu qartazi e konsideron marrëdhënien me Kosovën si një partneritet të vërtetë”, ka thënë ajo.

Në njoftim thuhet se ministrat diskutuan në detaje për shumë fusha të bashkëpunimit siç janë: bashkëpunimi i ngushtë ekonomik, sferat e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, kulturës si dhe perspektivën evropian sidomos të të rinjve.

Ministrja Gërvalla foli edhe rreth zhvillimeve në rajon dhe sfidave të lidhura me këto procese, ndërsa ftoi ministrin Asselborn për të vizituar Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

Lajme
Prej muajsh, një pjesë e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë po shembet

Prej muajsh, një pjesë e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë po shembet

Komunat
Kalo në kategori