LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e dy anëtarëve në KQZ, kërkohet që Kushtetuesja të marrë vendim më shpejt

Mungesa e dy anëtarëve në KQZ, kërkohet që Kushtetuesja të marrë vendim më shpejt

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka ftuar Gjykatën Kushtetuese që të marrë vendim në lidhje me sqarimet shtesë për dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se është e vështirë të merren vendime në KQZ, në mungesë të dy anëtarëve, pasi siç tha ai për disa vendime duhen dy të tretat e votave.

“Disa prej vendimeve të rëndësishme në KQZ kërkojnë dy të tretët, në mungesë të dy anëtarëve të KQZ-së, do të mungojë vendimmarrja. E dini që ka pasur divergjenca dhe është e rëndësishme që dy anëtarët të jenë pjesë e KQZ-së”, tha ai, i cili tha se  do të ishte mirë të sqarohej çështje e dy anëtarëve të KQZ-së, transmeton Telegrafi.


Këta janë tetë emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së të emëruar nga presidentja Osmani
Lexo po ashtu Këta janë tetë emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së të emëruar nga presidentja Osmani

Rreth një muaj e gjysmë më parë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së.

Sqarime shtesë janë kërkuar për nominimin e tretë për anëtarë të KQZ-së nga radhët e GP të VV-së, Gresa Bytyqi Kelmendi dhe për nominimin e dytë për anëtar të KQZ-së nga radhët e GP të PDK-së, Ilir Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori