LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se rrahu nënën dhe motrën 11-vjeçare, arrestohet i mituri në Fushë Kosovë

Dyshohet se rrahu nënën dhe motrën 11-vjeçare, arrestohet i mituri në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një person (i mitur) është arrestuar mbrëmjen e së hënës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij 11-vjeçare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, palën janë intervistuar në prani të punonjësve social.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar për mbajtje 24 orë.

“Fushë Kosovë 28.06.2021 ─ 23:05.  Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare. Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/