LAJMI I FUNDIT:

Moment prekës: Të gjithë në këmbë dhe ovacione në Wimbledon për krijuesen e vaksinës së Oxfordit kundër Covid-19

Moment prekës: Të gjithë në këmbë dhe ovacione në Wimbledon për krijuesen e vaksinës së Oxfordit kundër Covid-19

Profesionistëve mjekësorë të cilët ndihmuan në zhvillimin e vaksinës së coronavirusit iu dha një ovacion i madh në Centre Court përpara ndeshjes së parë atje në Wimbledon.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, organizatorët kanë lëshuar qindra bileta falas për punëtorët kryesorë dhe ‘individët e tjerë frymëzues’ përmes mënyrës së falënderimit për ‘punën e tyre të rëndësishme’ gjatë pandemisë së coronavirusit.


Dhe të ftuar të Royal Box të hënën përfshinë Dame Sarah Gilbert, e cila bashkë-projektoi vaksinën Oxford/AstraZeneca dhe kreun e Grupit të Vaksinave të Oksfordit, Sir Andrew Pollard.

Në skenat emocionuese, Dame Sarah u shfaq e mposhtur me emocione ndërsa turma qëndronte në këmbë dhe duartrokiste për arritjen e saj të pabesueshme.

Ndryshe, një vaksinologe britanike dhe profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, nëna e trinjakëve (58-vjeçare) më parë udhëhoqi zhvillimin dhe testimin e një vaksine universale të gripit.

Dhe puna e saj në vaksinën kundër Covid-19 i dha asaj një vend në ‘Times Power List’ të The Times në maj të vitit 2020.

Midis turmave që duartrokisnin ishin Duka i Kentit, Romeo Beckham dhe ish shoferi britanik i garave Sir Jackie Stewart. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori