LAJMI I FUNDIT:

Macron dhe Le Pen me rezultate të dobëta në zgjedhjet rajonale

Macron dhe Le Pen me rezultate të dobëta në zgjedhjet rajonale

E djathta ekstreme në Francë, e udhëhequr nga Marine Le Pen, nuk arriti të fitojë asnjë rajon në rundin e dytë të zgjedhjeve rajonale, që u mbajt të dielën, tregojnë rezultatet paraprake.

Ngjashëm dobët doli edhe partia në pushtet e presidentit Emmanuel Macron.

Në shënjestër të partisë së Le Penit, Tubimi Kombëtar, ishte rajoni Provons (Provence), por kandidati i partisë së saj, Thierry Mariani, humbi kundrejt kandidatit republikan, Renaud Muselier.


Partia e Macronit, Republika në Marshim, po ashtu nuk arriti të fitojë asnjë rajon. Ajo performoi dobët edhe në rundin e parë të zgjedhjeve, që u mbajt javën e kaluar.

Kjo është hera e parë që partia e Macronit merr pjesë në zgjedhje rajonale, pasi herën e fundit kur janë mbajtur ato, më 2015, ajo nuk ka ekzistuar.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët – vetëm një e treta e qytetarëve me të drejtë vote, votuan.

Zgjedhjet u vëzhguan nga afër, pasi zgjedhjet presidenciale mbahen pas më pak se një viti.

Macron dhe Le Pen u përballën me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Sidoqoftë, rezultati i zgjedhjeve rajonale solli fitore për Republikanët, që janë konservatorë tradicionalë, dhe Partinë Socialiste, pasi arritën të ruajnë kontrollin në disa rajone. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Azia
Hezbollahu sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

Hezbollahu sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

Azia
Zhurmë e madhe para rezidencës së Netanyahut, familjet e pengjeve aktivizojnë sirenën për të kërkuar kthimin e të dashurve të tyre

Zhurmë e madhe para rezidencës së Netanyahut, familjet e pengjeve aktivizojnë sirenën për të kërkuar kthimin e të dashurve të tyre

Azia
Krahu ushtarak i Hamasit sulmon Izraelin me raketa, Tel Avivi në shënjestër

Krahu ushtarak i Hamasit sulmon Izraelin me raketa, Tel Avivi në shënjestër

Azia
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Kryebashkiaku meksikan u vritet disa ditë pasi filloi punën

Kryebashkiaku meksikan u vritet disa ditë pasi filloi punën

Amerika Latine
Kalo në kategori