LAJMI I FUNDIT:

Matteo Pessina: I ftuari i fundit nga Mancini, që vazhdon studimet, shënon gola, por është më pak i paguari te Italia

Matteo Pessina: I ftuari i fundit nga Mancini, që vazhdon studimet, shënon gola, por është më pak i paguari te Italia

Matteo Pessina në fazën e grupeve përjetoi një nga momentet më të paharrueshme në jetën e tij, pasi shënoi për Italinë kundër Uellsit për tua siguruar Azzurrëve vendin e parë në fazën e grupeve në Euro 2020 me nëntë pikë nga nëntë të mundshme.

Por karriera e lojtarit mund të kishte qenë gjithçka ndryshe, pasi mesfushori i Atalantas, studion ekonomi dhe ka një jetë tjetër përveç futbollit.


Pessina është futbollisti që fiton më se paku nga lojtarët e grumbulluar te Italia, me ka një pagë vjetore prej 400,000 euro.

Ai ishte përfshirë në minutën e fundit në skuadrën e Azzurrëve, ku Stefano Sensi u largua shkaku i një dëmtimi, pak para turneut të kësaj vere.

“Është një përrallë për mua. Ishte një ndeshje perfekte, debutova si titullar në Kampionatin Evropian dhe shënimi është si diçka që ëndërron kur fillon të luash futboll për herë të parë. Unë nuk do të fle nga gëzimi për një javë”, ka thënë Pessina.

Tutje mesfushori iu jep kurajo të gjithë futbollistëve që luajnë në nivele më të ulëta, që të punojnë pasi ëndrrat bëhen realitet.

“Shembulli im tregon se ata lojtarë që fillojnë në Serie C mund të arrijnë ekipin kombëtar nëse janë të gatshëm të bëjnë sakrifica”, deklaroi ai.

Pessina, i cili bëri debutimin e tij në Monza në vitin 2014, nënshkroi për AC Milanin në 2015, por më pas u transferua në Lecce, Catania, Como dhe Atalanta para se të fillonte të bënte karrierë të vërtetë në futboll.

Siç e përmendëm më lartë, lojtari studion ekonomi në kohën e lirë, ndërsa si fëmijë ai merrte pjesë edhe në gara baleti.

Pessina ka pranuar se ai preferon të lexojë në vend që të luajë PlayStation dhe dëshiron të ketë një punë normale sikurse nëna e tij që është arkitekte, dhe për këtë gjë ai u regjistrua në Administrim dhe Ekonomi në Universitetin Luiss në Romë.

“Kur isha i ri, kam studiuar matematikë dhe gjeometri. Më kanë ndihmuan të mendoja më shpejt”.

“Në pozicionin tim [në fushë], një e mijta e sekondës bën diferencën”, deklaroi ai.

Pessina e ka pranuar se ai dëshiron të vazhdojë me futboll si trajner kur karriera e tij e lojtarit të ketë mbaruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori