Në vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku u prit nga presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë intervistë për gazetën franceze “Le Monde”.
Në intervistë, kryeministri Kurti ka theksuar se prioriteti i tij diplomatik është të fitojë njohje nga Serbia, diçka që Beogradi vazhdimisht e ka refuzuar.
Në vijim intervista e plotë e kryeministrit Kurti dhënë gazetarit Rémy Ourdan të “Le Monde”, dërguar nga Zyra e kryeministrit.
Kryeministri kosovar, Albin Kurti, bëri vizitën e tij të parë në Francë, të mërkurën, më 23 qershor. Z. Kurti është një ish-aktivist i krahut politik të guerilës kosovare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ishte mbajtur i arrestuar për dy vjet në Serbi. Pastaj krijoi Lëvizjen Vetëvendosje! (“Vetëvendosja”), me program revolucionar, dhe ai është bërë një kundërshtar i vendosur i “qeverive të njëpasnjëshme të komandantëve të UÇK-së”.
Albin Kurti paraqitet sot si një socialdemokrat dhe u zgjodh me platformën për të luftuar papunësinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pas një periudhe të shkurtër të parë si kryeministër në vitin 2020, lëvizja e tij fitoi qartë zgjedhjet legjislative në muajin mars, dhe ai u kthye në krye të qeverisë më 22 mars.
Trembëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, prioriteti i tij diplomatik është të fitojë njohjen nga Serbia, diçka që Beogradi ka kundërshtuar ta bëjë që nga konflikti.
“Le Monde”: Sapo keni takuar për herë të parë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Cila ishte përshtypja juaj?
Ky është takimi i parë për një dialog të ardhshëm. Nuk ishte i lehtë, por ishte konstruktiv. Unë insistova në faktin se asgjë nuk duhet të fshihet nën qilim, që do të thotë që çështja e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohet sinqerisht. Ne të gjithë kemi nevojë për këtë njohje të ndërsjellë. Z. Vuçiq u përgjigj se ai kurrë nuk do ta njihte Kosovën. Mos pranimi i realitetit nga njëra anë, as e vërteta nga ana tjetër, vjen nga e njëjta logjikë. Serbia tani duhet të distancohet nga ditët e [Sllobodan] Millosheviqit, që filluan me aparteidin dhe përfunduan me gjenocid në Kosovë. Udhëheqësit e Serbisë duhet të largohen nga trashëgimia e Millosheviqit.
Pavarësia e Kosovës është trembëdhjetë vjeçare. Ne nuk mund të kemi bisedime si para vitit 2008. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 2010, i cili vërtetoi që deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte ligjin ndërkombëtar, ky debat është mbyllur. Unë nuk do të bisedoj për statusin e Kosovës, kjo është një çështje e zgjidhur. E vetmja temë sot janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiqi duhet ta kuptojë këtë. Sidoqoftë, Vuçiqi ende e konsideron Kosovën si një territor që Serbia duhet një ditë ta rimarrë, pa ndonjë konsideratë për njerëzit e saj, qytetarët e saj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj dhe të demokratizohet.
‘Le Monde”: Konkretisht, si mund të avancojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë?
Në Bruksel, unë bëra katër propozime. I pari është reciprociteti i të drejtave të pakicave serbe dhe shqiptare në secilin vend. I dyti është një “deklaratë e paqes”, duke u zotuar të mos sulmojmë njëri-tjetrin kurrë më ushtarakisht, veçanërisht në një kohë kur Beogradi po blen armë nga Rusia; por Vuçiqi menjëherë refuzoi. I treti është që çështja e të zhdukurve të luftës të bëhet çështje me përparësi. Dhe i katërti është lëvizja drejt një marrëveshjeje rajonale të tregtisë së lirë.
“Le Monde”: Ky dialog serbo-kosovar po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. dhe nga pala amerikane. Pasi administrata Trump dëshironte shkëmbime territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, a shihni ndryshim diplomatik që nga zgjedhja e Joe Biden?
Zgjedhja e Presidentit Biden është një sinjal shumë pozitiv. Së pari, Joe Biden është bërë udhëheqësi i socialdemokratëve në botë, është një kohë shumë interesante. Së dyti, unë besoj se administrata amerikane nuk merr shumë parasysh atë që zoti Trump kishte bërë në mënyrë diplomatike. Kjo histori absurde e shkëmbimit të territoreve ka mbaruar, nuk flasim më për të.
“Le Monde”: Si ishte takimi juaj i parë me Emmanuel Macron?
Ne diskutuam për çështje bilaterale, në fushat e sigurisë, kulturës dhe frankofonisë. Nga ana ime, unë insistoj në çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët: tri vjet pas dritës jeshile të dhënë nga Bashkimi Evropian, dhe ndërsa ka pasur një rënie drastike të emigracionit, Parisi mbetet skeptik. Shpresoj që kjo vizitë të ndihmojë në tejkalimin e skepticizmit të shtetit francez. Unë gjithashtu insistova në nevojën për marrëdhënie shumë të forta ekonomike bilaterale me Francën.
Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!