Remzi (Kadri) Kurteshi (1979), Dibran (Ramë) Dibrani (1930) dhe Zeqir (Bajram) Muja, të tre këta nga komuna e Mitrovicës, të vrarë nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që ishin të zhdukur deri tash, janë varrosur sot në varrezat e martirëve në Mitrovicë.
Trupat e tyre të cilat u identifikuan përmes AND-së, u gjetën kohë më parë në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës.
Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, tha se dita e sotme është dhimbje jo vetëm për mitrovicasit, por për të gjithë qytetarët e Kosovës. Duke përmendur shifra, ai kërkoi nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të bëjnë më shumë trysni tej shteti serb për dhënien e informacioneve në lidhje me të pagjeturit.
“Është dhimbje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe pas 21 vitesh ne nuk i kemi më të dashurit tonë . Janë 1,632 raste të cilat ende janë të paidentifikuar dhe të pazbuluar se ku janë. Në Mitrovicë janë 116 persona të cilët hulumtohen dhe kërkohen për t’i gjetur dhe për ti varrosur”, ka thënë Bahtiri.
Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës për personat e pagjetur “Zëri i prindërve”, ka kërkuar nga familjarët e këtyre tre martirëve që dhimbjen e tyre ta kthejnë në krenari.
“Kur gjendet vetëm një person në Kosovë, të gjithëve na jep shpresë se edhe ne do t’i gjejmë…Kisha pasur dëshirë që këtë ankth që e keni ta ktheni edhe në krenari”, theksoi Çerkini.
Nesrete Kumnova, nga “Thirrjet e nënave”, u shpreh se ka bashkëndjerë gjithmonë me familjarët e të pagjeturve.
Sipas saj, Mitrovica sot nuk është vetëm, sepse me të janë edhe familjarët nga Gjakova dhe mbarë Kosova.
Ajo bëri thirrje poashtu tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të angazhohen më shumë në këtë çështje.
“Ju kam kuptuar gjithnjë dhe kam bashkëndjerë me ju familje të dashura. Sot më ka ftuar baca Bajram që Mitrovica të mos jetë vetëm, por me Mitrovicën, familjet Dibrani, Muja dhe Kurteshi, jemi edhe ne familjarët nga Gjakova dhe mbarë Kosova. Nga këtu, Mitrovica, ashtu si çdo ditë nga Gjakova, ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të angazhohen më shumë që familjarët tanë të rrëmbyer e të zhdukur të na kthehen”, tha Kumnova.
Në anën tjetër, Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së komisionit qeveritar për persona të zhdukur, ka potencuar se sot nga qyteti I Mitrovicës nderohen jo vetëm këta tre martirë, por të gjithë ata që mungojnë.
Ai shtoi se sot kujtohet edhe lavdia e popullit të Kosovës i cili mbijetoi duke qëndruar mbi parimet e së drejtës për liri dhe shtet.
Gara përkujtoi obligimin e institucioneve për të cilat tha se duhet vazhduar me angazhimin maksimal në mënyrë që të ndriçohet fati edhe i personit të fundit.
“Sot sigurisht nga Mitrovica ne nderojmë edhe të gjithë të tjerët që na mungojnë… Mungesa e të afërme dhe rivarrimet, na përkujtojnë se në luftë nuk ka humbje më të madhe se sa humbja e më të dashurve… Sot kujtojmë edhe lavdinë e popullit tonë i cili mbijetoi duke qëndruar mbi parimet e së drejtës për liri dhe për shtet. Eshtrat e Dibran Dibranit, Zeqir Mujës dhe Remzi Kurteshit, u gjetën në varrezat e shqiptarëve në Mitrovicë, pra sa afër, edhe larg. Afër nga vendbanimet ku jetuan në shtëpitë e tyre dhe larg për nga koha, 22 vite pas… Plagët dhe dhimbjet mund të ngushëllohen vetëm me të vërtetën dhe drejtësinë. Andaj, është obligim i yni që bashkërisht me përpjekje maksimale të vazhdojmë angazhimin dhe ndriçimin e fatit edhe të personit të fundit i cili është në listën e personave të pagjetur”, sqaroi Gara.
Ndryshe, ceremonia e varrimit u organizua nën mbikëqyrjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me Shoqatën “Zëri i prindërve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Në Mitrovicë babai rrahë vajzën dy vjeçare
Raporti i ICG-së: Normalizimi Kosovë-Serbi kyç për stabilitetin në rajon, prania e NATO-s ende e nevojshme
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi