Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me nënsekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Ministrinë e Jashtme të Finlandës, Kai Sauer tha se është shumë e rëndësishme që Serbia të tregojë gatishmëri për dialog dhe që t’i jepet prioritet çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Në njoftimin për media thuhet se presidentja Osmani e falënderoi Sauerin për mbështetjen e qeverisë së tij dhe të popullit finlandez për afirmimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani e njohu diplomatin finlandez me rolin e institucioneve të reja të Kosovës në promovimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe i tërë rajoni, sidomos gjatë pandemisë Covid-19.
Sa i përket integrimit të vendit në BE, Osmani e përsëriti edhe një herë qëndrimin e Kosovës se integrimet euroatlantike janë përcaktim yni strategjik dhe ritheksoi gatishmërinë e Kosovës që të lëvizë sa më shpejt që të jetë e mundur drejt këtij synimi.
“Bashkimi Evropian është zgjedhja jonë, por edhe përkatësia jonë”, tha ajo. “Kushtet e vëna për integrim në BE ne i trajtojmë para së gjithash si synime të cilat duam t’i përmbushim për mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha ajo.
Presidentja Osmani e njohu diplomatin finlandez edhe me përgatitjet dhe qasjen e institucioneve të vendit për dialog me Serbinë. Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që Serbia të tregojë gatishmëri për dialog dhe që t’i jepet prioritet çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
“Dialogu duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme, e cila e siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe i hapë perspektivë rajonit për integrim në BE”, tha Osmani.
Nënsekretari i Shtetit, Kai Sauer, ndërkaq, e uroi Osmanin për zgjedhjen në postin e presidentes së vendit dhe e siguroi atë se shteti i Finlandës do ta vazhdojë, sikur edhe deri më tash, ta përkrahë shtetin e Kosovës në aspiratën e popullit të tij për integrim në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës