LAJMI I FUNDIT:

​Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, opozita kritikon pozitën për punësime

​Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, opozita kritikon pozitën për punësime

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit. Ndërsa, opozita ka kritikuar mazhorancën për mungesën e tyre në këtë mbledhje, si dhe për punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucionet e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në vazhdimësi po shihet një degradim i institucioneve të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot dështoj që të mbahet një mbledhje e tillë. Pra ky koalicion i këtij 50 përqindëshit të madh ‘krejt dhe drejt’, ka filluar që vërtet krejt t’i degradojë institucionet e Republikës së Kosovës. Ju e shini mos arritjen e kuorumit, mos ardhjen e kryetarit të kuvendit në një kuvend që do të duhej me prioritet të madh të trajtojë shumë problematika dhe çështje që do të duhej të vinin edhe nga Qeveria e Kosovës, dështon në mënyrën më të keqe të mundshme”, ka thënë Tahiri.


Sipas tij, përveç shkarkimeve masive, nuk është parë asnjëherë një ndërmarrje më të madhe të punësimeve familjare dhe mbi baza partiake, duke shtuar se nuk i mohojnë keqpërdorimet e mundshme edhe në të kaluarën për të cilat i bëri thirrje drejtësisë që të trajtohen me prioritet.

“Angazhimi më i madh i kësaj qeverie gjatë këtyre 100 ditëve ka qenë punësimi familjarë, ka qenë punësimi jo shumë i militantëve sa ka qenë punësimi familjarë të tyre, pra shohim një angazhim në punësimin e familjarëve. Edhe Kuvendin e kanë kthyer në shërbim të punësimeve familjare“, tha ai.

Tahiri i bëri thirrje prokurorisë që t’i hetojë abuzimet që janë duke u bërë nga kuvendi dhe në secilin institucion dhe ministri të Kosovës.

Kurse, Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo është një pasqyrë e keqe dhe një neglizhencë jomorale që dëmton proceset demokratike në Kosovë, pasi është një mazhorancë e konsoliduar dhe e cila në kohën kur do të duhej të tregonte diçka ka vetëm degradim dhe kapje.

Ai njoftoi se sot në mbledhjen e Kryesisë si LDK, do të kërkonin që të hyjë në rend dite debati parlamentar lidhur me veprimet e qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Nga ajo që e kemi parë, sigurisht ikja nga kjo kryesi është për shkak të kësaj teme, por sido që të jetë ne do ta procedojmë dhe do të kërkojmë që ky debat parlamentar të mbahet sa më shpejt, si nevojë imediate për të ruajtur partneritetin por mbi të gjitha për të vënë në pah të gjithë atë propagandë të egër e të ulët nga ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tash i shndërruar në kryeministër me mandat qytetarë, i cili nuk ka lënë gjë të zezë pa hedhur mbi takimin dhe marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa sot Kemi një pasqyrë tjetër mbi të gjitha edhe për Ujmanin por edhe për proceset tjera.

Edhe për atë të njohjes me Izraelin. Dëshirojmë të dimë pozicionin e qartë, të saktë të Qeverisë së Kosovës, a janë partner me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo tentojnë atë që nuk do ta lejojë populli i Kosovës, as LDK, as shoqëria civile që Kosova të kthehet në një rrugë tjetër jo atë properëndimor“, ka thënë ai.

Ndryshe, Kryesia në këtë mbledhje kishte paraparë të vendos për seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe kishte për shqyrtim raportin vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, si dhe raportin vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori