LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Testi i Maturës pa telefona, dënime deri në 3 mijë euro e ndjekje penale, për t’i parandaluar keqpërdorimet

Pupovci: Testi i Maturës pa telefona, dënime deri në 3 mijë euro e ndjekje penale, për t’i parandaluar keqpërdorimet

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Dukagjin Pupovci përmes një konferencë për medie ka bërë të ditur masat që do të ndërmerr ministria për parandalimin e keqpërdorimit në Provimin e Maturës Shtetërore.

Sipas asaj që tha Pupovci, këtë vit nuk lejohet as sjellja e telefonave celular nëpër shkollat ku do të mbahen testet, ndërkaq bëri të ditur se kujtdo që i gjendet telefoni, do të përjashtohet nga testi, pavarësisht nëse e ka përdorur ose jo atë.

Dënimet për administruesit do të jenë si edhe herave të tjera nga 500 deri në 3 mijë euro, por nëse shihet e nevojshme ata që i shkelin rregullat do të ndiqen edhe penalisht.


“Është përgatitur plani i veprimit për organizimin e takimeve informuesit nëpër komuna, që do të jenë të angazhuar në cilësinë e administruesit. Për t’i minimizuar keqpërdorimet me të cilat për fat të keq jemi përballur vazhdimisht, këtë vit është e ndaluar sjellja e telefonave celular në shkollë. Kështu që të gjithë duhet të lënë celularin në shtëpi”, tha Pupovci, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se, “Administruesve u janë dhënë udhëzime, të jenë shumë strikt në këtë aspekt, pra secilit nxënës që i gjendet celulari, pavarësisht nëse e ka shfrytëzuar apo jo, do të largohet nga provimi”, theksoi ai.

Procesi do të monitorohet nga shoqëria civile, ndërkaq Pupovci shtoi se “lus të gjithë administruesit dhe vëzhguesit që të jenë në nivel të detyrës, që të mos bie edhe cilësia e provimit”.

“Ne do t’i trajtojmë të gjitha parregullsitë eventuale dhe do të iniciojmë procedurë ligjore ndaj të gjithë atyre që i shkelin rregullat. Me lejoni të ju rikujtoj që sipas ligjit, administruesit dhe mbikëqyrësit që nuk i respektojnë rregullat e administrimit të testit ndëshkohen me gjobë prej 300 deri 500 euro”, tha zëvendësministri i arsimit.

Po ashtu, dënime do të ketë për administruesit nëse ata zbulojnë sekretet e testit, në shumë deri në 3 mijë euro, nëse ka nevojë edhe duke u ndjekur penalisht.

“Nëse administruesi ose mbikëqyrësi zbulon sekretet e testit, atëherë ndëshkimi është prej një mijë deri në 3 mijë euro, si dhe pasojnë masat disiplinore deri të ndjekja penale nëse është e nevojshme një gjë e tillë”, njoftoi ai.

“Ai shtoi po ashtu se “Dua të ju informoj se do të monitorohen me kujdes të gjitha grupet e krijuara në rrjetet sociale, duke ndërmarr hapa ndaj nxënësve që shpërndajnë testin, respektivisht edhe administruesve që lejojnë një gjë të tillë”, u shpreh Pupovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori