LAJMI I FUNDIT:

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan të enjten një rezolutë, e cila u bën thirrje 27 vendeve anëtare të bllokut që të sigurojnë të drejtën në abort legal dhe të sigurt.

Rezoluta jodetyruese u miratua me 378 vota për dhe 255 kundër.

Sipas saj, pandemia COVID-19 e ka kufizuar qasjen në shumë shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe ka prekur më shumë gratë sesa burrat.


Derisa pjesa më e madhe e Evropës e ka legalizuar abortin, disa vende janë duke vendosur kufizime.

Aktivistët thonë se të drejtat e grave në Evropë janë vënë nën presion viteve të fundit, sidomos në Poloni, ku Qeveria nacionaliste ka vendosur ndalesë de facto të abortit.

Rezoluta e Parlamentit Evropian u bën thirrje vendeve të BE-së që, mes tjerash, t’i rrisin kontrollet e rregullta shëndetësore dhe të përmirësojnë qasjen në kontraceptivë.

Rezoluta po ashtu kërkon edukim më të mirë seksual për fëmijët.

Votimi pasoi një debat të nxehtë në Parlamentin Evropian.

Mbështetësit argumentuan se përmirësimi i shëndetit, i të drejtave seksuale dhe riprodhuese është i nevojshëm për të siguruar barazinë dhe për të respektuar të drejtat demokratike të njeriut.

Sipas kundërshtarëve, qasja në abort nuk e përmirëson shëndetin e grave dhe e drejta për jetë është thelbësore. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Amerika
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori