LAJMI I FUNDIT:

“Mashtrimi i madh në botën e kriptovalutave”: Nuk dihet fati i dy vëllezërve të Afrikës së Jugut, me ta zhduken Bitcoin-ët me vlerë 3.6 miliardë dollarë

“Mashtrimi i madh në botën e kriptovalutave”: Nuk dihet fati i dy vëllezërve të Afrikës së Jugut, me ta zhduken Bitcoin-ët me vlerë 3.6 miliardë dollarë

Dy vëllezër të Afrikës së Jugut janë zhdukur, së bashku me Bitcoin-ët me vlerë 3.6 miliardë dollarë nga platforma e tyre e investimeve në kriptovalutë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një firmë ligjore e Kejptaunit e punësuar nga investitorët thotë se ata nuk mund të gjejnë vëllezërit dhe e ka raportuar çështjen te Hawks, një njësi elitare e forcës së policisë kombëtare.

Dhe siç shkruan Bloomberg, pas një rritje në vlerën e Bitcoin, zhdukja e rreth 69,000 monedhave – me vlerë më shumë se 4 miliardë dollarë në kulmin e tyre në prill – do të përfaqësonte humbjen më të madhe në dollarë ndonjëherë në një “mashtrim kriptovalutash”.


Kështu, vlerëson mediumi në fjalë, incidenti mund të nxisë përpjekjet e rregullatorëve për të vendosur rregull në treg mes rasteve në rritje të mashtrimit.

Ndërkohë, vënë në pah mediat, shenjat e para të telasheve erdhën në prill, pasi Bitcoin po kalonte drejt një rekordi.

Atëherë, sipas Bloomberg, kryeshefi operativ i Americrypt, Ameer Cajee, vëllai i madh, informoi klientët se kompania ishte viktimë e një sulmi.

Ai u kërkoi atyre të mos e raportonin incidentin tek avokatët dhe autoritetet, pasi kjo do të ngadalësonte procesin e rikuperimit të fondeve të munguara.

Ndryshe, për një rast të tillë kanë raportuar edhe media të tjera, sipas të cilave, në vitin 2019, Ameer Cajee dhe vëllai i tij i vogël, Raees Cajee, themeluan aplikacionin për investime në kripto “Afrikrypt”.

Jo shumë kohë më vonë, ata, së bashku me 69,000 bitcoin me vlerë afërsisht 4 miliardë dollarë në kulmin e tyre në prill, nuk gjenden askund.

Gjithçka filloi në prill kur Ameer, i cili është zyrtari kryesor operativ i kompanisë, informoi klientët e tyre se Afrikrypt ishte hakuar, duke kompromentuar llogaritë dhe jo vetëm.

Në një hap të pazakontë, siç thuhet më tej, 20-vjeçari Ameer u tha atyre që të mos raportonin incidentin tek autoritetet pasi kjo do të pengonte përpjekjet për të rimarrë fondet.

Disa klientë të dyshimtë, megjithatë, raportuan sulmin.

Ata kontaktuan avokatët e Hanekom, sipas Independent Online, të cilët më pas u përpoqën për të gjetur vëllezërit.

Në mungesë të suksesit, Hawks, një njësi policie në Afrikën e Jugut që synon krimin dhe korrupsionin, u përfshi në rast.

“Ne ishim menjëherë të dyshimtë pasi njoftimi i luste investitorët të mos ndërmerrnin masa ligjore”, i thanë avokatet e Hanekom, Bloomberg, përmes postës elektronike. “Punonjësit e Africrypt humbën qasjen në platformat, shtatë ditë para sulmit të dyshuar”.

FNB, i cili “bankoi” Africrypt, gjithashtu është marrë në pyetje në lidhje me rastin, sipas dokumenteve të parë nga Independent Online. Banka lokale mohoi çdo përfshirje.

“FNB edhe një herë konfirmon se nuk ka një marrëdhënie bankare me Africrypt. Për shkak të konfidencialitetit të klientit, FNB nuk mund të sigurojë ndonjë informacion mbi llogaritë specifike bankare”, ka thënë për Independent Online, Nadiah Maharaj, zëdhënësi i rrezikut i FNB.

Ndërsa vëllezërit mbeten të zhdukur, disa përpjekje për të arritur në fund të gjërave kanë hasur në pengesa.

Për shembull, Autoriteti i Sjelljes së Sektorit të Financave të Afrikës së Jugut, rregullatori i institucioneve financiare të vendit, tha se çështjet e lidhura me kriptovalutat nuk bien nën juridiksionin e saj, raportoi Independent Online. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori