LAJMI I FUNDIT:

Vitia dhe Zemaj përplasen në Kuvend për ndërprerjen e kontratave për infermierët që u punësuan gjatë pandemisë

Vitia dhe Zemaj përplasen në Kuvend për ndërprerjen e kontratave për infermierët që u punësuan gjatë pandemisë

Ndërprerja e kontratave të stafit mjekësor që ishin angazhuar gjatë pandemisë COVID-19, ka nxitur replika të ashpra mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish ministrit të këtij dikasteri, Armend Zemaj.

Vitia në fjalimin e tij në Kuvend, deklaroi se kontratat për infermieret ishin lidhur kur ka pasur nevojë nëpër institucione shëndetësore, dhe nëse ish ministri Zemaj ka premtuar se do të vazhdojnë kontratat, atëherë ata janë mashtruar, transmeton Telegrafi.

“Infermierët kanë lidhu kontratë kur ka pasur nevojë nëpër institucione shëndetësore. Kanë qenë kontrata me afat të caktuar, nëse ish ministri ju ka premtuar se mund të iu vazhdohet atëherë ata janë mashtruar. Kemi respektin maksimal për këta infermierë, por ky është realiteti”, deklaroi ai.


Pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i ish ministrit Armend Zemajt, ai tha se është për keqardhje fjalori i ministrit Vitia, duke shtuar se nuk e ka mashtruar askënd.

“Ministri i shëndetësisë më vjen keq për fjalorin tuaj mashtrues, mashtrues ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor është bërë në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, ky angazhim nënkupton për nevoja urgjente. Nëse ky ministër gjeni, deklaron ligjërisht që pandemia ka përfunduar në Republikën e Kosovës, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim tutje, të këtij stafi”. Deklaroi ai.

Tutje, ai shtoi se stafi mjekësorë e dinë shumë mirë se çfarë kontrata kanë nënshkruar.

“E dyta, ministër ne nuk e kemi mashtruar askënd, ashtu siç po bëni ju. Ata nuk janë analfabetë funksional, janë të gjithë me shkollim adekuat, dhe e din se çfarë kanë nënshkruar dhe afatin e kontratës”, shtoi tutje ai.

Ndryshe, stafi mjekësor që tashmë iu ka përfunduar kontrata ka protestuar disa herë në shenjë pakënaqësie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori