Nga: Zija Vukaj
Albanologu i famshëm Maksimilian Lambertz, ka shpjeguar emrat dhe cilësitë e orëve që përmenden në kāngën e 24-t të “Lahutës së Malcis'” që titullohet “Zana e Vizitorit”.
Ja disa prej tyre:
Ora “Lere” është mbrojtësja e greminave, e thepave të maleve;
“Terja” përfytyrohet si hyjnesha e tokës së thatë, e djerrinës, e arave të papunuara;
“Culina” është ajo orë që u rri në krah fyelltarëve, lahutarëve (cule ose cyle në shqip quhet ajo vegël muzikore në trajtën e një gypi me vrima, sinonim i fjalës zumare.);
“Dalina”, kundrohet në besimin popullor si shëruesja e bagëtisë;
“Talja”, që përdoret edhe si emër gruaje, shënon mbrojtësen e fushës (rrafshnaltë);
“Lorja” është emër zogu, sinonim i grizhlës”;
“Fatalja” është ajo që cakton fatin e njerëzve;
“Vathnorja” është ora e vathnave etj., deri në numrin 43, sepse kaq janë orët e lahutës.
Interesant është përdorimi i urdhëroreve (imperativus) në vend të përcjellores (gerundium) e që tregojnë një veprim të vazhdueshëm. Ato i japin gjallëri e tonalitet përshkrimit të gjendjes, imitojnë zhurmën. Shpesh përdoren me rima të brendshme që i japin ligjërimit poetik një ritëm të gjallë si në këtë rast nga kanga e 25-të, “Gjaku i marrun”:
“Njani rueju, tjetri mtrueju,
Kush lshou vrap, kush ndiq për hap,
Aj përpjetë e ky tatpjetë;
Ata shaju, këta çaju,
Këtej vritu, përtej pritu;
Pritu, vritu, idhshëm nzitu;
Brit, gërthit e mbush e qit,
Kodër n’kodër shoqit thrrit…
Turru, guru, matu, shmatu,
Duku, thuku, struku, zhduku,
Aj pa vesh e ky pa fregull,
Nëpër karpa, cunga e bunga…”
Shikoni çfarë rrëkeje sinonimike për fushën leksikore të substantivit zhurmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Shaban Polluzhës dhe Mulla Ilaz Brojës në Sanxhak, në vjeshtën e vitit 1941
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
Si lindi thënia: “Rrejë për tokë e jo për qiell”?
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Mehdi Frashëri, grekëve (dhjetor, 1925): Ndaleni shpërnguljen e çamëve, ndryshe largojmë minoritetin grek nga Shqipëria
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë