LAJMI I FUNDIT:

Berisha vlerëson paraqitjen e Kurtit në Paris, por ka një vërejtje: Nuk ka realitet të ri në BE

Berisha vlerëson paraqitjen e Kurtit në Paris, por ka një vërejtje: Nuk ka realitet të ri në BE

Ish-diplomati kosovar, Anton Berisha, ka komentuar paraqitjen para mediave të kryeministrit Albin Kurti me presidentin francez, Emmanuel Macron, para takimit të tyre sot në Pallatin Elysee në Paris.

Berisha në “Debat Plus” thotë se është e vërtetë se Kosova ka qenë e privilegjuar që kryeministri i saj është pritur në Pallatin Elyse.


“Edhe kryeministri paraprak Avdullah Hoti është pritur nga presidenti Macron dhe kjo vazhdimësi është në të mirë të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-zëvendësministri i Jashtme ka përshëndetur paraqitjen e Kurtit pasi sipas tij Kurti tashmë ka ulur tonet dhe po flet me falënderime.

“Kryeministri dalëngadalë po zbret në realitet. Ka deklarata të matura dhe me tone falënderuese”.

Megjithatë Berisha ka një vërejtje për Kurtin në këtë paraqitje.

“Por Kurti ende ka mbetur në atë se ka një realitet të ri në Evropë (pas ardhjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë). Nuk ka realitet të ri në Bashkimin Evropian. Është po ai Macron që ishte (edhe para ardhjes së Biden)”, deklaroi Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori