Turi shëtitës i emisionit “Përputhen” ka pushtuar Qendrat Kulturore të qyteteve të Shqipërisë, atdheut që vuan për ca përputhje idesh dhe mendimesh mes palëve të ndara rëndshëm. Zakoni e do që vatrat e kulturës nëpër rrethe, të mbajnë mbi kurrizet e amortizuara të tyre, emra me peshë të jetës artistike.
Teatri “Migjeni” në Shkodër, “Petro Marko” në Vlorë, “Lasgush Poradeci” në Pogradec (dëshmia e të cilit u bë shkak për këta rreshta), u dorëzuan pa kushte nga bulurima e të famshmëve për asgjë dhe atyre që duan t’u përngjajnë.
Në vazhdë të bëmave të tyre, të eksperimenteve ku pjesëmarrësit kthehen në specie, figurina e viktima të shfrytëzuara keqas në këmbim të famës, u bashkua pashqitshëm edhe turma me gjithfarë moshash, fëmijë të sapodalë nga kopshti e deri te pensionistë idhujtarë të personazheve që as thonë e as transmetojnë ndonjë mesazh, ide apo gjenialitet për të merituar ulërimat plot adhurim.
Ndoshta edhe këto radhë janë vëmendje e pamerituar ndaj tyre. Por qëllimi i këtij shkrimi nuk është emisioni në fjalë, është shqetësimi te pakonkurrueshmëria në shikueshmëri dhe lehtësia me të cilën shoqëria, familja, individi, gëlltit të tilla shfytyrime.
Në këtë shoqëri të kohës së lirë, ku koha parakalon përmes modeleve që vijnë dhunshëm nga media, nga gjeste e personazhe boshe të patekst, vjen rreziku në të cilin homo sapiens – njeriu që mendon, kthehet në homo videns – njeriun vegjetues, konsumator të një banaliteti çfarëdolloj e mbytës.
Plogështia nga vegjetimi është padyshim plaga më e thellë e shoqërisë sonë.
Vakumi programativ dhe hendeku mes tërheqjes udhërrëfyese të medias ndaj publikut, por përshtatja e medias për orekset e turmëpublikut drejt tagjisë së përditshme, ka rrafshuar rolin edukues të saj ndaj kulturës, artit, shkencës, dijes, jetës për tek e pabukura që gumëzhin.
E bukura mund të jetë çështje shijesh, por jo në raste si ky.
Platoni thotë se e bukura, ajo që është e bukur, është e tillë për gjithkënd, gjithkund, gjithmonë. Kanti thotë se parimet morale janë absolute dhe vlejnë për gjithkënd dhe gjithkund. E bukura dhe morali pushkatohen çdo ditë ekraneve dhe tani shesheve të qyteteve.
Përtej moralizmës, rreziku për një rrezg, për një pikiatë vlerash, duhet të bashkojë aktorët e vektorët e shoqërisë, drejt një hikme, që nga arabishtja do të thotë urtësi, mençuri të mbushur me dashuri për një mision të qenësishëm.
Kamerat e shoqërisë, duhet të kthehen për te promovimi i arsyes dhe mendjes, mendimit. Ndërsa arsyeja është fuqia e rregullave, mendja është fuqia e parimeve. Arsyeja sistematizon materialin ndijor, kurse mendja nxjerr dhe formon parimet e një urtësie, mençurie apriori.
Neveria dhe indiferentizmi ndaj produkteve e produksioneve të sipërpërmendura do të ishin njëfarë treguesi nisës drejt mendjes dhe arsyes.
Vetëm familja, arsimimi, feja, letërsia, sporti, muzika, mund të jenë shtylla dhe kthimi i vëmendjes te të rinjtë, te brezat.
Sepse te rreziku i gjallë për degradim deri në mjerim të tyre, duhet të shohim gjendjen se ku ne, të papërpuethshmit, shoqëria, i ka lënë deri në harresë.
Mendimi për të nesërmen, të ardhmen, si shkaku lëvizës i gjithçkaje (Causa Movens) që i nxit gjësendet të ndryshojnë, duhet të jetë shkaku i domosdoshëm (Causa necessaris) kryefjalë e gjithçkaje që mund të përfshijë shqisat dhe indet tona të mpira.
Dhe, për të ardhmen nuk ka asnjëherë kohë. Panalbanica e sotme është vonë dhe ka humbur shumë stacione. Duhet të fillojë një revolucion shpirtëror ku e mira, e drejta, e bukura nuk heshton e as rri suus përballë butaforive të mbushura bosh. Para se të jetë shumë vonë, para se të mësohemi me turlisurretër, para se të mos vëmë më re asgjë.
Diçka duhet të zejë fill.
Hic et nunc – këtu dhe tani!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak