LAJMI I FUNDIT:

Habit Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marrë një master në psikologji, do të më pëlqente t’i ndihmoja njerëzit si një terapiste

Habit Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marrë një master në psikologji, do të më pëlqente t’i ndihmoja njerëzit si një terapiste
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po shijon vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”.

Këngët e albumit janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku, ndërsa Rexha vazhdon ta promovojë atë nëpër mediume të ndryshme ndërkombëtare.

Në një intervistë të fundit për Bustle, 31-vjeçarja është përgjigjur në një pyetje shumë interesante që i është bërë.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo është pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh, teksa ka befasuar me përgjigjen duke cekur se shpreson ta shohë veten me një master në psikologji.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet nga tani? Uau. Epo, unë padyshim që dua të marr masterin tim në psikologji. Do të më pëlqente të ndihmoja artistë të tjerë në biznesin e muzikës dhe njerëz në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në vëmendjen e publikut dhe duke qenë në industri. Unë do të doja të ndihmoja artistë, aktore ose aktorë ose njerëz të rinj që vijnë, që mund të kenë nevojë për të”, ka thënë Bebe Rexha për Bustle.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Dashuria e artistes shqiptare për psikologjinë vjen nga fakti se ajo ka ngritur shumë çështje të shëndetit mendor në këngët e saj.

Kënga “I’m a mess” e cila ishte një hit absolut në ShBA dhe mbarë botën, flet për pasiguritë e këngëtares tek vetja pas një ndarje të dhimbshme, teksa gati thuajse të gjitha këngët e albumit të saj të ri “Better Mistakes”, trajtojnë tematika të tilla.

Kopertina e albumit “Better Mistakes” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo e ka quajtur albumin “Better Mistakes” si një vazhdimësi të “I’m a mess”, pasi në të kishte futur këngë me tematikë çështjet e shëndetit mendor.

Nuk kanë të ndalur sukseset për Bebe Rexhën, hiti i saj "Meant to be" arrin mbi një miliard klikime në YouTube
Lexo po ashtu Nuk kanë të ndalur sukseset për Bebe Rexhën, hiti i saj "Meant to be" arrin mbi një miliard klikime në YouTube

Shqiptarja 31-vjeçare edhe vet e ka pohuar se ka pasur në të kaluarën dhe vazhdon akoma të ketë probleme me shëndet mendor – duke pranuar hapur se vuan nga çrregullimi bipolar. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Kalo në kategori