LAJMI I FUNDIT:

Çelaj: PDK po futet në zgjedhje të brendshme partiake në kohën më të gabuar të mundshme

Çelaj: PDK po futet në zgjedhje të brendshme partiake në kohën më të gabuar të mundshme

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Lirak Çelaj thotë se kjo parti gjeti kohën më të gabuar për të organizuar zgjedhje të brendshme.

Çelaj thotë se procesi zgjedhor brenda PDK-së  është shumë i vonuar dhe koha e prezantimit të kandidatëve është shumë e shkurtër.


“Është koha më e gabuar e mundur për PDK-në për t’i hyrë procesit të brendshëm zgjedhor sepse jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Mendoj se është moment i gabuar që ne të merremi me veten në prag të këtij procesi zgjedhor. Procesi është dashur të ndodh menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Tash është vonë”, tha Çelaj në “Debat Plus”.

Çelaj thotë se zgjedhjet e brendshme po bëhen për t’i ikur përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se shpreson që në garë të ketë më shumë sy dy kandidatë.

“Është dashur të ketë më shumë kohë që kandidatët të prezantojnë platformat e tyre. Zgjedhjet në këtë kohë kaq shpejt janë të gabuara. Është dashur të i jepet më shumë kohë edhe strukturave të partisë për të vlerësuar kandidatët”, tha ndër të tjera Lirak Çelaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori