Ish-presidenti Donald Trump konsideroi dërgimin e shtetasve amerikanë të infektuar me coronavirus në Gjirin Guantanamo, sipas një libri të ri.
“A nuk kemi një ishull që zotërojmë?”, citohet të ketë pyetur Trump stafin në “Situation Room” në shkurt të vitit 2020, njoftoi Washington Post. “Po në Guantanamo?”.
Gjiri Guantanamo është një kamp paraburgimi në Kubë që SHBA përdor për të strehuar ata që akuzohen për krime të rënda, duke përfshirë luftëtarë armiq nga luftërat e huaja dhe ata që dyshohet se qëndrojnë pas sulmeve të 11 Shtatorit.
“Ne importojmë mallra”, është shkruar në libër të ketë thënë Trump para stafit të tij, i cili më vonë u prek nga COVID-19. “Ne nuk do të importojmë një virus”.
Dhe siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, komentet erdhën para se rastet e coronavirusit të shpërthejnë në SHBA dhe Administrata e Trump u përball me kritika për trajtimin e pandemisë, e cila ka vrarë më shumë se 601,000 njerëz, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins.
Shumica e atyre vdekjeve, afërsisht 400,000, ndodhën në kohën kur SHBA-atë administroheshin nga Trump.
Por siç ka raportuar WP, ndihmësit e Trump u habitën nga pyetja në lidhje me Gjirin Guantanamo dhe e mbyllën idenë herën e dytë që u ngrit.
Libri, i titulluar Skenari i Makthit: Brenda përgjigjes së administratës Trump ndaj Pandemisë që ndryshoi historinë, u shkrua nga gazetarët e WP, Yasmeen Abutaleb dhe Damian Paletta.
Përmbajtja e librit thuhet se erdhi nga intervistat me ish-këshilltarët e lartë të Trump dhe zyrtarë shëndetësorë, duke rrëfyer biseda të shumta që përshkruajnë reagimin e administratës Trump ndaj pandemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Të shtëna armësh pranë kufirit SHBA-Kanada, humbin jetën dy persona
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Putin kërkon takim me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova