Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, tha se ai nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës, por këtë do ta bëjë dikush tjetër pas tij.
“Nuk jam dezertor, nuk do të iki as nuk do ta nënshkruaj njohjen [e Kosovës], këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”, tha presidenti serb në seancën parlamentare kushtuar dialogut me Kosovën, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat serbe, ai u bëri thirrje deputetëve të luftojnë dhe të bashkohen, si dhe të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre, “si dhe energjia dhe forca jonë që do të çonin në fitore”.
Ai theksoi se është e rëndësishme të kuptohen faktet në lidhje me Kosovën.
“Ne mund të mashtrojmë veten se 50 për qind e pronës na përket neve. Ne mund të arrijmë deri te ajo vetëm me forcë, le ta gënjejë dikush tjetër”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se “mjafton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshironi të shkoni më kurrë atje”.
Ai shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë.
Ndryshe, derisa presidenti serb, Aleskandar Vuçiq, po raportonte sot para deputetëve në Kuvendin e Serbisë, lidhur me ecurinë e dialogut me Kosovën, ishte deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi i cili sërish ua tha në fytyrë të gjithëve për krimet që i kanë kryer mbi civilët shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuara-SDA” në Kuvendin e Serbisë, sërish ka debatuar për çështjet për të cilat Serbia heziton t’i diskutojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze