LAJMI I FUNDIT:

Snapchat anulon filtrin që është fajtor për një seri aksidentesh trafiku

Snapchat anulon filtrin që është fajtor për një seri aksidentesh trafiku

Është prezantuar në vitin 2013, dhe që nga ajo kohë është kritikuar si një motivues shtesë për shpejtësinë nga përdoruesit e tij në vetura.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “filtri i shpejtësisë”, i cili në kohën e marrjes së një fotografie filtri shton shpejtësinë e një përdoruesi në foton e tij dhe Snapchat i shpërblen ata me një “trofe” për postimin se sa shpejt po shkonin.


Është filtri që më shpesh është kritikuar si një nga faktorët në një numër aksidentesh trafiku.

Snap, kompania prapa aplikacionit, ka njoftuar se po shfuqizon atë filtër për shkak të uljes së popullaritetit, transmeton Telegrafi.

Ky filtër është lidhur nga shumë me aksidentet rrugore dhe ka bërë thirrje publike për heqjen e tij.

Kritikët mirëpresin heqjen e filtrit, por paralajmërojnë për ngjarjet e kaluara. “Ndërsa ky vendim pa dyshim do të kontribuojë në sigurinë e përdoruesve të rrugës në të ardhmen, nuk justifikon zgjedhjen e Snapchat për të krijuar dhe shpërndarë atë filtër në të kaluarën”, thekson Michael Neff, një avokat që përfaqëson familjet e përdoruesve të vrarë në aksidente, të lidhura me aplikacion.

“Ne mezi presim ditën kur do të fitojmë drejtësinë në gjykatë për të gjithë ata që kanë pësuar një humbje të panevojshme”, tha avokati.

“Filtri i shpejtësisë” është i lidhur me disa aksidente, përfshirë një nga viti 2015 kur tre gra u vdiqën në Filadelfia. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të "krijuar" shi

Teknologji
Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Teknologji
Kalo në kategori