LAJMI I FUNDIT:

Aksident në mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident në mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, në mes të tri automjeteve.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës njoftoi se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.


Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin. /Telegrafi/