Fëmijët e nënave obeze kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje të mëlçisë në të 20-at e tyre, sipas studiuesve që thonë se politikëbërësit duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar promovimin e ushqimit dhe pijeve të rrezikshme
Sëmundja e mëlçisë yndyrore (NAFLD) që nuk ka lidhje me alkoolin mund të shkaktohet nga mbipesha. Nëse përparon mund të çojë në probleme serioze shëndetësore të tilla si cirroza dhe kanceri i mëlçisë, ndërkohë që nivelet e larta të yndyrës në mëlçi lidhen gjithashtu me një rrezik më të madh të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës, shkruan The Guardian.
Studiuesit, rezultatet e të cilëve do të paraqiten në Kongresin Ndërkombëtar të Mëlçisë 2021 të organizuar nga Shoqata Evropiane për Studimin e Mëlçisë, panë skanimet e mëlçisë nga 2,961 pjesëmarrës të lindur në Angli që u regjistruan në një studim të quajtur “Fëmijët e viteve ’90”.
Pasi morën parasysh faktorë të tillë si mosha e nënës, pirja e duhanit në shtatzëni dhe klasa shoqërore, ekipi zbuloi se obeziteti te nënat para shtatzënisë shoqërohej me një rrezik tre herë më të madh që fëmijët e tyre të kishin mëlçi yndyrore në moshën 24- vjeçare.
Ekipi gjithashtu gjeti një rrezik në rritje të lidhur me baballarët obezë, por kjo lidhje ishte më e vogël se te nënat, citon Anabel.
“Ne nuk po fajësojmë nënat për këtë,” tha Dr. Kushala Abeysekera, nga Universiteti i Bristol. Ai vuri në dukje se studimi thekson se ndikimi i mjedisit obesogjenik mund të përcillet nëpër breza, përveç faktorëve gjenetikë të trashëgueshëm tashmë të njohur për sëmundjen.
“Nuk ka zgjidhje të lehtë për këtë,” shtoi Abeysekera. Por ai tha se ka shumë veprime që mund të ndërmerren, të tilla si ulja e ofertave speciale për ushqime jo të shëndetshme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania