LAJMI I FUNDIT:

Spektakël basketbolli në Barclays Center, Milwaukee Bucks mposhtin Brooklynin dhe kalojnë në finale të Konferencës

Spektakël basketbolli në Barclays Center, Milwaukee Bucks mposhtin Brooklynin dhe kalojnë në finale të Konferencës

Është zhvilluar ndeshja e shtatë mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks ku është mësuar edhe skuadra finaliste.

Bucks kanë arritur të triumfojnë në ndeshjen e shtatë pas vazhdimeve me rezultat 111:115 dhe të kalojnë në finale të Konferencës së Lindjes (3-4).


Ka qenë një ndeshje e barazpeshuar nga fillimi deri në fundin e saj, me dy skuadrat që krijonin epërsi të vogël, por që shkrihej brenda disa minutave.

Vetëm pas lojës shtesë, Bucks arritën të siguronin fitoren falë një mbrojtje tejet të fortë ku në vazhdime Nets shënuan vetëm dy pikë.

Giannis Antetokounmpo ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 40 pikë, 13 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Khris Middleton me 23 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime, si dhe qendra Brook Lopez me 19 pikë e tetë kërcime.

Tek vendasit më i miri në parket ishte Kevin Durant me 48 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e Nets.

Kësisoj Bucks shkojnë në finale të Konferencës së Lindjes, ku do të përballen me fituesit e duelit Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori